BE: Londra duhet të paguajë edhe në rast Brexit pa marrëveshje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Londra duhet të respektojë angazhimet e saj financiare me BE-në, edhe në rastin e një ndarje pa një marrëveshje, nëse dëshiron të zhvillojë negociata partneriteti në të ardhmen.

Kjo deklaratë ishte bërë nga Komisioni Evropian në një dokument ku bëhej një përmbledhje e masave emergjente që duheshin marrë në rast se Brexit përfundonte pa marrëveshje. Brukseli e rithekson këtë pozicion, pasi Boris Johnson, favoriti kryesor në garën për zëvendësimin e Theresa May, në ditët e mëparshme kishte kërcënuar se nuk do paguajë faturën e Brexit në rast se BE-ja nuk pranon të rinegociojë marrëveshjen./ATSH/ 

Share This Article