BE mbështet propozimin e Ramës për ndërmjetësim në krizën bjelloruse

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

BE mbështet propozimin e Ramës në cilësinë e kreut të radhës së OSBE-së, për ndërmjetësimin me presidentin Lukashenko për krizën politike në Bjellorusi.

Në një reagim zyrtar, BE ka deklaruar se Brukseli është i gatshëm që të ofrojë ndihmë për t’i çuar më tej bisedimet mes palëve.

Në reagim thuhet ndër të tjera:

“Bashkimi Evropian është i gatshëm të kontribuojë në përpjekjet për të lehtësuar një mënyrë paqësore dhe konstruktive për të dalë nga kriza. Në këtë drejtim, BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t’i çuar më tej nëse kërkohet. Si një shtet anëtar i OSBE-së, shpresojmë që Rusia të ketë një ndikim pozitiv në mbështetjen e propozimeve të tilla.”

Përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell foli ditën e djeshme me Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov, për situatën në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.

Borrell deklaroi se BE ka konsideruar që zgjedhjet ne Bjellorusi nuk ishin as të lira dhe as të ndershme, ndërsa shtohet se për këtë arsye BE nuk i ka njohur rezultatet.

Share This Article