BE miraton 3,2 miliardë euro fonde për studimin e baterive

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prodhuesit e baterive në shtatë vende të BE-së do të marrin deri në 3,2 miliardë euro fonde kërkimore deri në vitin 2031, në një projekt të cilit iu dha drita jeshile nga Komisioni Evropian.

Sipas ekzekutivit të BE-së, nga këto fonde do të përfitojnë 17 kompani të përfshira në të gjitha pjesët e zinxhirit të prodhimit të baterive, nga minierat e lëndëve të para, deri te dizenjimi dhe riciklimi.

Komisioni ka identifikuar prodhimin e modernizuar të baterive, si interes kryesor strategjik për sektorin e automobilave në Evropë, gjithashtu dhe për një energji më të pastër.

Vlerësimet tregojnë se prodhuesit evropianë të baterive kanë mbetur mbrapa në zhvillim, krahasuar me homologët e tyre aziatikë, veçanërisht kur bëhet fjalë për bateri të përdorura për makina elektrike. Rreth 80% e baterive në të gjithë botën prodhohen në Azi, krahasuar me 3% në Evropë./ATSH/

Share This Article