BE: Mirëpresim “Ballkanin e Hapur”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Brukseli ka përforcuar mesazhin e mbështetjes së fortë për “Open Ballkan”, nismë e ndërmarrë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia dhe që në Janar të 2022-shit pritet që të shikohen frytet e para.

Pas Komisionerit për Zgjerimin Olivér Várhelyi, është zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero e cila theksoi se përfitimet më të mëdha rajonale do të vijnë nga pjesëmarrja, siç tha ajo, e “të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor” në atë iniciativë.

Ajo u shpreh se integrimet rajonale, të cilat bazohen në rregullat e Bashkimit Evropian, sjellin vetëm përfitime për Ballkanin Perëndimor, prandaj BE-ja është shumë e prirur për bashkëpunim rajonal.

Pisonero deklaroi gjithashtu se liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë përparim në zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, të krijuar në Samitin e Sofjes në vitin 2020, me angazhimin konstruktiv të të gjitha palëve.

Ajo theksoi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, marrëveshjen CEFTA, Komunitetin e Transportit dhe Energjisë, në mënyrë që të përfitojë i gjithë Ballkani Perëndimor dhe më gjerë, përmes përmirësimit të bashkëpunimit rajonal.

Share This Article