BE ndan 1,2 miliardë euro ndihmë për Ukrainën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkimi Evropian ka nisur një paketë e re ndihme financiare për Ukrainën me vlerë prej 1,2 miliardë eurosh, deklaroi për median presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

“Ukraina është një shtet i lirë dhe sovran dhe BE-ja është në krah të saj dhe e vendosur për zgjidhjen e krizës. Ndihma do të jetë e disponueshme menjëherë”, theksoi Von der Leyen.

”Paketa e ndihmës do të jetë e përbërë nga kredi dhe subvencione: në fazën e parë, do të jetë prej 600 milionë eurosh”, shpjegoi ajo.

“BE ka ofruar ndihmë të konsiderueshme që nga viti 2014, pothuaj 17 miliardë euro në Ukrainë, në mbështetje të modernizimit të saj, por edhe posaçërisht për të luftuar Covid-19”, shtoi presidentja.

”Për më tepër, këtë vit Komisioni do të vazhdojë dyfishimin e asistencës në grante prej 120 milionë eurosh”, përfundoi ajo.

Share This Article