ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 8 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 9 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 9 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 9 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

BE ndihma për tërmetin, Xhaçka: Godinat e shembura do të rindërtohen

albnews by albnews
5 October, 2019
in Albania
0
BE ndihma për tërmetin, Xhaçka: Godinat e shembura do të rindërtohen
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

14 vende anëtare të Bashkimit Evropian si dhe 2 vende të tjera joanëtare u solidarizuan menjëherë për t’i ardhur në ndihmë familjeve shqiptare të prekura nga lëkundjet e tërmetit të datës 21 shtator 2019.

Ndihmat e ardhura iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit në një ceremoni ku morën pjesë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian Luigi Sorecca, ambasadorë të vendeve kontribuese dhe drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe Rezervave të Shtetit.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

Ministrja Xhaçka falënderoi vendet kontribuuese për ndihmën në këtë moment të vështirë dhe siguroi qytetarët e prekur për rindërtimin e banesave të tyre.

“Të gjitha godinat e shembura do të rindërtohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për emergjencat civile, por edhe nga fondi i solidaritetit që tashmë është ngritur. Ndërsa rindërtimi është sfida afatshkurtër, për t’ua lehtësuar sa më shumë situatën këtyre familjeve, sfida më e madhe që kemi përpara si shtet, si qeveri, është marrja e të gjithë masave për të qenë të përgatitur për situatat e ngjarjet që mund të vijnë si pasojë e fatkeqësive natyrore apo emergjencave civile. Anëtarësimi në Qendrën Evropiane për Koordinimin e Përgjigjes ndaj Emergjencave do të jetë vula e suksesit të kësaj pune që ne e kemi marrë shumë seriozisht, jo sepse është thjesht reforma e radhës, por sepse ka një ndikim të drejtpërdrejtë tek siguria, tek jeta dhe shëndeti i qytetarëve shqiptarë”,u shpreh ministrja Xhaçka.

Ambasadori i Italisë në vendin tonë Alberto Cutillo dhe ai i Sllovenisë, Peter Japelj vlerësuan reagimin e autoriteteve shqiptare dhe veçanërisht Ministrinë e Mbrojtjes pas lëkundjeve të tërmetit.
Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Sorecca nënvizoi gatishmërinë e vendeve, të cilët sipas tij, nisën lëvizjen vetëm 2 ditë pas aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE.

“Ne jemi krenarë për efikasitetin e mekanizmit tonë të BE për Mbrojtjen Civile. U deshën vetëm disa ditë pas aktivizimit të saj për të ngritur një ekip prej 8 ekspertësh dhe për ta dërguar atë në Shqipëri. Solidariteti është në zemër të Bashkimit Evropian. Qendra e Koordinimit për Reagimin e Emergjencave i përgjigjet kërkesës së qytetarëve tanë për një solidaritet të tillë përmes veprimeve konkrete, me efikasitet maksimal dhe burokraci minimale. Dhe jo vetëm brenda BE-së, pasi solidariteti nuk njeh kufi”, nënvizoi mes të tjerash ambasadori Soreca.

Ndihmat e ardhura nga vendet anëtare të BE si Austria, Bullgaria, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Hollanda, Hungaria, Italia, Kroacia, Letonia, Mbretëria e Bashkuar, Sllovakia, Sllovenia si dhe vendet joanëtare Mali i Zi dhe Norvegjia, përbëhen kryesisht nga pajisje e mjete për strehim të shpejtë dhe të përkohshëm, si dhe ekspertizë përmes specialistëve europianë të Emergjencave Civile.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result