BE në dilemë për frenimin e emigrantëve, ministri i Brendshëm francez vizitë në Romë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin mbërriti në Romë mbrëmjen e së hënës për të diskutuar krizën e fundit të emigracionit me homologun italian Matteo Piantedosi. Vetëm pak ditë më parë, të dy ministrat kishin shprehur vullnetin e përbashkët për të forcuar sigurinë kufitare dhe për të luftuar trafikantët e qënieve njerëzore.

“Çështja është politizuar tej mase. Politikanëve u duhen zgjidhje të shpejta, u duhen edhe parulla të tipit “Ne po e zgjidhim situatën”. Nuk funksionon kështu. Ne duhet t’i shpjegojmë opinionit publik se këto janë çështje komplekse që kërkojnë kohë, burime dhe zgjidhje të ndryshme. Kjo është mënyra e vetme. Nuk ka asnjë pushtim. Nuk ka asnjë katastrofë. Është diçka që mund të zgjidhet, por vendet duhet të punojnë së bashku”, deklaroi Filippo Grandi, komisioner i UNHCR-së.

Më herët, Italia miratoi një paketë masash shtrënguese që përfshijnë zgjatjen e kohës së qëndrimit në burg për trafikantët që mund të arrestohen dhe hetohen, si dhe më shumë mundësi për riatdhesimin e atyre që nuk kanë të drejta ligjore për të qëndruar.

Share This Article