BE në mëdyshje rreth nisjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në takimin e sotëm të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme po bëjnë përpjekje për të arritur pajtim për vendimin rreth nisjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo, krahas Brexitit, është njëra prej temave më të rënda të takimit të sotëm të ministrave dhe ka gjasa që kjo çështje të bartet te shefat e shteteve apo qeverive të BE-së, të cilët do të takohen në Bruksel më vonë gjatë javës.

Ndonëse ekziston një shumicë e madhe e vendeve anëtare që kërkojnë vendimin për nisjen e negociatave me këto dy shtete kandidate, Franca është në krye të atyre shteteve që nuk duan një vendim në këtë moment dhe kërkojnë risimin e të gjithë procesit të zgjerimit të BE-së.

Në anën tjetër, janë edhe disa vende si Holanda, Danimarka dhe Spanja të cilat, sipas burimeve diplomatike, janë të gatshëm për një vendim pozitivë për Maqedoninë e Veriut, por jo edhe për Shqipërinë. Komisioni Evropian sikurse edhe disa shtetet të BE-së, mendojnë se do të ishte gabim sikur të ndahen këto dy shtete.

Në rrethana të tilla gjasat për një vendim pozitiv gjatë ditës së sotme nuk janë të mëdha. Kjo po shihet edhe nga deklaratat që sot në mëngjes dhanë disa prej ministrave të BE-së, para nisjes së takimit.

Share This Article