BE: Pas tërmetit në Egje jemi të gatshëm për ndihmë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se po ndjekin zhvillimet pas tërmetit në Detin Egje dhe se janë të gatshëm për ndihmë.

Bruksel

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se po ndjekin zhvillimet pas tërmetit në Detin Egje dhe se janë të gatshëm për ndihmë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria e tij në rrjetin social, Michel shkroi: “Po ndjekim nga afër zhvillimet lidhur me tërmetin e fuqishëm në brigjet e Greqisë dhe Turqisë në Detin Egje”.

“Zemra jonë është me të prekurit nga tërmeti. BE-ja është e gatshme të sigurojë ndihmë”, theksoi Michel.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se një tërmet me magnitudë 6.6 ballë me epiqendër në Detin Egje goditi brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir të Turqisë.

Share This Article