Fondet e bujqësisë, BE përfundon hetimet: Raporti i është dërguar autoriteteve përkatëse.Cfarë rrezikohet?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Ermal Qori

Victoria Hansson Malmlof

Zëdhënëse e OLAF, KE

OLAF mund  konfirmojë se sapo ka mbyllurhetimin  lidhje me keqpërdorimin e supozuar financimit nga programi IPARD II i BE- Shqipëri.

 Zyra e shtypit të OLAF (Zyra Europiane kundër mashtrimit Ekonomik) i tha gazetarit Ermal Qori, se proçesi i hetimit të fondeve

të dhëna nga Bashkimi Evropian për bujqësinë në Shqipëri gjatë viteve 2014-2020, sapo ka përfunduar.

Në muajin korrik të këtij viti, Komisioni Evropian pezulloi përkohësisht pagesat nga programi për Shqipërinë në pritje të gjetjeve përfundimtare të OLAF, ndërsa pas kërkesës së drejtuar zyrave qëndrore të institucionit të lartë në BE, zëdhënësja e shtypit në Komsionin Europian, Victoria Hansson Malmlof, bën me dije si vijon:

Victoria Hansson Malmlof

Zëdhënëse e OLAF, KE

“Si rezultat i përfundimit të hetimit, OLAF tani ua ka transmetuar raportin përfundimtar dhe rekomandimet e saj autoriteteve kompetente përkatëse.”

Por çfarë masash konkrete do të merren mbi këtëçështje dhe sa do të ndikojë kjo në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian?

Victoria Hansson Malmlof

Zëdhënëse e OLAF, KE

Për  respektuar konfidencialitetin e hetimit çdoprocedimi  mundshëm pasues  drejtaveprocedurale dhe  dhënave personale, OLAF nukështë  një pozicion për  komentuar  tej  këtëfazë.

Në korrik, Ministria e Bujqësisë pranoj se kishin nisur hetimet, por i konsideroi si procedurë normale. Programi IPARD është mbështetja financiare përbujqësinë dhe zhvillimin rural nga fondet e BE-së, në masën 75% dhe qeverisë shqiptare në masën 25%.

Zbatimi i programit është përgjegjësi e Ministrisë sëBujqësisë dhe Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dheRural, AZHBR. Programi Ipard II, ka një fond total prej 94 milionë eurosh të ndarë sipas viteve nga 2014 deri në vitin 2020.

Financimet në masën 71 milionë euro nga BE, dhe 23 milionë euro nga shteti shqiptar, janë dhënë përinvestime në asetet fizike në fermat bujqësore, investime në asetet fizike për përpunimin dhe tregtimine produkteve bujqësore dhe peshkimit, diversifikimin e fermës dhe zhvillimi biznesit dhe asistencë teknike nëkëto sektorë.

Share This Article