BE përshëndet miratimin e Marrëveshjes së Prespës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ne e mirëpresim ngrohtësisht hapin tjetër të rëndësishëm me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës të ndërmarrë me votimin e sotëm nga Parlamenti grek.

Që në fillim, Bashkimi Evropian ka mbështetur fuqimisht marrëveshjen historike të nënshkruar nga kryeministrat Tsipras dhe Zaev, pas negociatave nën kujdesin e OKB-së. Duhej guxim politik, udhëheqje dhe përgjegjësi nga të gjitha palët për të zgjidhur një nga mosmarrëveshjet më të gjata në rajon. Të dy vendet kanë shfrytëzuar këtë mundësi unike, e cila shërben si një shembull pajtimi për Europën në tërësi dhe një shtytje të mëtejshme për perspektivën europiane të rajonit.

Ndërkohë që presim hapat e ardhshëm proceduralë që çojnë drejt zbatimit të plotë të marrëveshjes, tashmë mund të themi me besim se Athina dhe Shkupi, së bashku, kanë shkruar një faqe të re për të ardhmen tonë të përbashkët në BE.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply