BE: Presim që Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar ti përmbahet marrëveshjes së Brexit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ursula von der Leyen, Kryetarja e Komisionit Europian tha se pret nga Liz Truss që Britania të respektojë të gjitha anët e marrëveshjes së Brexit.

” Së bashku ne përballemi me shumë sfida, nga ndryshimi i klimës deri te pushtimi rus i Ukrainës. Pres me padurim një marrëdhënie konstruktive, në respekt të plotë të marrëveshjeve tona ”, tha von der Leyen në një postim në Twitter.

Qëndrimi i kryetares së Komisionit nuk është i rastësishëm, pasi Lis Truss është zotuar të rishkruajë marrëveshjen e paraardhësit të saj, ndërsa prej kohësh ka argumentuar se negociatat me BE-në janë të pafrytshme. Nëse bisedimet kthehen në mosmarrëveshje, nuk përjashtohet një luftë tregtare.

Urimet e tij i shprehu edhe kancelari gjerman Olaf Scholz. “Urime për rolin tuaj të ri @trussliz! Mezi pres partneritetin tonë në këto kohë të vështira”, tha Soltz në një postim në Tëitter. “Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania do të vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku – si partnerë dhe miq.”

Zgjedhja e Liz Truss në postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe vjen në një kohë trazirash në mbarë botën, për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe krizës energjetike.

Kryeministri i ri duhet të përballet me krizën më të keqe të kostos së jetesës në dekada, ndërkohë që një sërë çështjesh lindin edhe nga zbatimi i marrëveshjes së Brexit.

Share This Article