Nesër përmes një video-konference do të mbahet Samiti i Zagrebit, në të cilin do të diskutohet për përballjen me pandeminë COVID-19 dhe për perspektivën e Ballkanit Pernëdimor drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Në këtë Samit do të marrin pjesë përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe gjithashtu liderët e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Republikën e Kosovës.
Sa i përket nivelit të përafqësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në këtë Samit, nga Brukseli thonë se u përket shteteve të rajonit që të përcaktojnë se në çfarë niveli do të përfaqëoshen.
Alain Taverriti nga Këshilli Evropian për Gazetën Express ka thë se i përket Kosovës që të konfirmojë se kush do të marrë pjesë dhe ka shtuar se ata presin që në Samit të paricipojë presidenti Hashim Thaçi.
“I takon secilit partner në rajon që të vendos se në çfarë niveli do të përfaqësohet në video-konferencë, dhe kjo i takon Kosovës që të konfirmoj pjesëmarrësin- ne jemi duke pritur që presidenti Thaçi të marrë pjesë”, ka thënë për ekskluzivisht për Gazetën Express, Alain Taverriti, nga presidenca e Këshillit Evropian.
Taverriti gjithashtu ka konfirmuar se në këtë Samit do të diskutohen tri çështje kryesore të cilat më pas edhe do të reflektohen në deklaratën e Samitit.
“Axhenda do të përqendrohet në tre elementë thelbësorë që do të pasqyrohen në deklaratën e samitit: Bashkëpunimi për luftimin e pandemisë dhe pasojat e saj, riafirmimi i mbështetjes së perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe ritheksimi për vazhdimin e përkushtimit të Ballkanit Perëndimor për reformat dhe vlerat e Bashkimit Evropian”, ka përfunduar Taverriti për Gazetën Express.
Ditë më parë presidenti Thaçi ka folur rreth Samitit të Zagrebit duke u shprehur i lumtur që s’ishte anuluar dhe që do të organizohet më 6 maj.
Sipas tij një Samit i tillë do të jetë një shans i mirë për të rikonfirmuar përkushtimin e BE-së dhe për marrjen e një vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.