BE reagon për specat shqiptare: Përmbajnë 3 lloje pesticidesh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas një kompania e tregtimit të produkteve ushqimore në Slloveni bëri thirrje për tërheqje nga tregu të specave shqiptare me përmbajtje pesticidesh, alarmi është ngritur edhe “RASFF”, agjencia e Bashkimit Europian për Sigurinë Ushqimore.

Në njoftimin e bërë publik së fundmi, Agjencia e BE për Sigurinë Ushqimore e konsideron serioze situatën, teksa sqaron se nga analizat ka rezultuar që në specat e Shqipërisë u gjetën 3 lloje pesticidesh; Formetanate, Acetamiprid dhe Flonicamid.

Pas evidentimit të pesticidive, Agjencia e BE ka njoftuar Shqipërinë si vend i origjinës, si dhe Austrinë e Kroacisë si vende ku do të eksportoheshin specat shqiptare. Në këtë listë është edhe Slloveni, por ishte pikërisht ky shtet që ngriti i pari alarmin duke kërkuar tërheqjen nga tregu të specave shqiptare.

Share This Article