BE: S’mund t’i detyrojmë Thaçin e Vuçiqin të ulen në tavolinë nëse ata s’duan

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Bashkimi Evropian thonë se takimi dhe bisedimet që mund t’i kenë pasur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Washington nuk është pjesë e dialogut që ndërmjetësohet nga Brukseli.

Kështu ka thënë për EuObserver një zëdhënës i Bashkimit Evropian.

“Diskutimet që mund t’i kenë pasur në SHBA, liderët e Serbisë dhe Kosovës, nuk janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së.

Ai tutje ka thënë se Bashkimi Evropian është i vetmi ndërmjetësuar ndërkombëtar për dialogun Prishtinë-Beograd duke përmendur mandatin nga Kombet e Bashkuara.

“BE-ja është i vetmi lehtësues i ngarkuar ndëkromëbtarisht në dialogun Beograd-Prishtinë. Askush tjetër nuk është duke e organizuar atë”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.

Ndërkohë siç shkruan EuObserver, Bashkimi Evropian ka një qasje pak më të butë karshi Kosovës dhe Serbisë sa i përket dialogut, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësi i BE’së ka thënë se s’mund t’i detyrojnë Thaçin e Vuçiqin të dialogojnë bashkë nëse ata nuk dëshirojnë.

“Ne nuk mund t’i detyrojmë ata (Thaçin dhe Vuçiqin) të ulen në tryezë nëse nuk dëshirojnë”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së, raporton Express.

Të pyetur nëse do ta marrin parasysh idenë e korrigjimit të kufijve dhe nëse do të jetë një opsion në tryezën e diskutimeve Kosovë-Serbi, zëdhënësi i BE’së ka thënë se objektivi i Brukselit është normalizimi i plotë i raporteve.

“Objektivi këtu është që të normalizohen plotësisht marrëdhëniet përmes një marëveshje ligjërisht obligative” ka shtuar tutje ky zëdhënës i BE-së.

 Përveç tjerash ai ka thënë se “përmbajtja, natyra dhe qëllimi i një marrëveshje të tillë do të përcaktohet nga dy akterët kryesorë (Beogradi dhe Prishtina).

Share This Article