ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë 5 hours ago
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj 10 hours ago
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 13 hours ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 13 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 13 hours ago
Next
Prev
Home Bota

BE synon të vaksinojë 70 për qind të popullsisë deri në verë

albnews by albnews
19 January, 2021
in Bota
0
BE synon të vaksinojë 70 për qind të popullsisë deri në verë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Komisioni Evropian po ashtu riafirmon nevojën për certifikata të vaksinimit, por ua lë në dorë qeverive të BE-së të përcaktojnë kushtet dhe privilegjet që dokumenti do t’i mundësonte

Komisioni Evropian u bëri thirrjeve vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) të shpejtojnë fushatat e vaksinimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

RelatedPosts

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, humbin jetën 5 persona

Çudira në aeroport/ E moshuara ndërron jetë pak minuta para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë

Në një propozim të zbuluar nga komisionerët Margaritis Schinas dhe Stella Kyriakides, organi i BE-së sugjeroi që vendet anëtare të vaksinojnë të paktën 70 për qind të popullsisë së rritur deri në verë.

Rekomandimi po ashtu kërkon nga vendet e BE-së që deri në muajin mars të vaksinojnë 80 për qind të punonjësve shëndetësore dhe të moshuarve mbi 80-vjeç.

Komisioni Evropian po ashtu riafirmon nevojën për certifikata të vaksinimit, por ua lë në dorë qeverive të BE-së të përcaktojnë kushtet dhe privilegjet që dokumenti do t’i mundësonte.

Stella Kyriakides, komisionere për shëndetësi, e quajti “të nxituar” të flasë për përdorime të tjera të cerfikatave përveç se për qëllime mjekësore, por ajo nuk përjashtoi zgjidhjet ndër-kufitare në të ardhmen.

Megjithatë, organi i BE-së rekomandon që shtetet të bien dakord mbi një qasje të përbashkët deri në fund të muajit janar.

Në një letër për Komisionin Evropian javën e kaluar, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, propozoi një certifikatë të vaksinimit COVID-19 për të gjithë BE-në, që do të mundësonte udhëtimin pa pengesa.

Në një përpjekje për të shpëtuar sezonin e ardhshëm turistik, kryeministri Mitsotakis sugjeroi t’u mundësojë lëvizje të lirë atyre që tashmë janë vaksinuar.

Pavarësisht se Mitsotakis mohoi idenë e bërjes së vaksinimit të detyrueshëm ose parakusht për udhëtimet, sugjerimi i tij tashmë ka ndarë liderët e BE-së.

Presidenti rumun, Klaus Iohannis, tha se ai nuk e mbështet kryeministrin grek, sepse kjo do të “ndajë popullsinë e Evropës në dy anë”.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, po ashtu paralajmëroi se këto certifikata udhëtimi duhet të paraqiten pasi një numër i madh i njerëzve tashmë kanë marrë dozat e vaksinës. Përndryshe, qeveritë rrezikojnë të krijojnë zhgënjim të madh.

Krerët e vendeve dhe qeverive të BE-së të enjten do të diskutojnë propozimin e Komisionit Evropian dhe kushtet e certifikatave të vaksinimit gjatë një video-konference kushtuar koordinimit në përgjigje ndaj pandemisë COVID-19.

Vaksina për fqinjët

Margaritis Schinas, zv/presidente e Komisionit Evropian, konfirmoi synimin e bllokut evropian për të ndihmuar vendet e tjera me vaksina në emër të solidaritetit evropian.

“Fqinjët, partnerët dhe miqtë tanë duhet të jenë të sigurt se BE duhet dhe do t’i ndihmojë me vaksinat”, tha Schinas.

Ai shtoi se “askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt”.

Megjithatë, të dy komisionerët refuzuan të përmendin vendet që do të mbështeten ose të tregojnë një kornizë kohore.

BE, e cila ka një popullsi prej 450 milionë banorësh, arriti marrëveshje me gjashtë prodhues të vaksinave, respektivisht me kompanitë Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca, CureVac, Johnson&Johnson dhe Sanofi/GlaxoSmithKline, nga të cilat parashikon të blejë rreth 2.3 miliardë doza vaksinash.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë

Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë

20 December, 2025
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

19 December, 2025
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result