BE: Të shmangen vendimet e njëanshme për kufijtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Europian do t’u dërgojë një letër të gjitha shteteve anëtare për t’iu kujtuar angazhimet e tyre për të garantuar një qasje të koordinuar në nivel europian për kufizimet në qarkullimin e lirë, theksoi komisionieri europian për Drejtësinë, Didier Reynders në një mesazh në Twitter.

“Letra është dërguar në emrin e tij dhe në emrin e komisioneres për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson”, shtoi ai.

“Ne duhet të shmangim vendimet e njëanshme”, nënvizoi Reynders, duke kujtuar se ai do të flasë në Këshillin e Çështjeve të Brendshme javën e ardhshme.

Share This Article