BE: Të shqetësuar për shtetin e së drejtës në Poloni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në dy ditët e ardhshme pritet një vendim i Gjykatës Kushtetuese polake mbi një nga koncesionet e radio-televizionit, që ngrenë pikëpyetje në lidhje me lirinë e medias dhe shtetin e së drejtës në Poloni, që po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një shqetësim për Brukselin.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, do të presë sot në pallatin Berlaymont kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki.

”Gjykata Kushtetuese në ditët në vijim do të komentojë mbi pajtueshmërinë e disave dispozitave dhe traktateve të Bashkimit Evropian me kushtetutën kombëtare dhe Gjykata e BE-së mund të detyrojë vendin të pezullojë një pjesë të reformave të tij gjyqësore”, shpjegon ”Financial Times”.

”Projektligji për radio- televizionin polak është një tjetër sinjal shqetësuese për lirinë dhe pluralizmin e medias në vend”, tha BE-ja.

“Ne jemi duke ndjekur nga afër situatën në lidhje me Tvn24, licenca e të cilit ende nuk është rinovuar. Kjo kërkon më tej një iniciativë mbi lirinë e medias”, shtoi ajo.

Share This Article