BE: Vaksinimi nuk duhet të jetë detyrim për të udhëtuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Me certifikatën e vaksinimit ne duam të kemi një qasje dixhitale europiane për përdorim mjekësor”, deklaroi komisioneri europian për Drejtësinë, Didier Reynders.

”Në muajt e ardhshëm do të shohim nëse do të jetë mundësia e përdorimit të saj për qëllime të tjera, siç janë udhëtimet”, shtoi ai, raporton ATSh.

Ai tha se vaksinimi nuk mund të bëhet detyrim për të udhëtuar.

”Por, vaksinimi nuk mund të bëhet një detyrim për të udhëtuar. Edhe ata që nuk kanë pësuar imunizim duhet të jenë në gjendje të vazhdojnë të lëvizin, duke respektuar karantinat”, theksoi Reynders.

Share This Article