ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sulm me dron në Çernobil, dëmtohet kupola mbrojtëse e reaktorit 48 seconds ago
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas 5 minutes ago
Meloni: Evropa duhet të mbrojë veten dhe të mos varet nga të tjerët 27 minutes ago
Murrizi publikon foton dhe ironizon Bardhin: O vemje pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm 30 minutes ago
ADN-ja e Ervin Salianjit përballë Sali Berishës!   53 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

BE vendos gjobë prej 120 milionë eurosh për platformën “X”

albnews by albnews
6 December, 2025
in Bota, Kulture
0
BE vendos gjobë prej 120 milionë eurosh për platformën “X”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Megjithë kërcënimet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Komisioni i BE-së vendosi një gjobë prej disa milionë eurosh ndaj shërbimit online X të miliarderit amerikan Elon Musk.

Komisioni Evropian e gjobiti shërbimin online të Elon Musk-ut me 120 milionë euro për mungesë transparence në reklama dhe llogaritë e përdoruesve. “Detyra jonë është që të sigurojmë që legjislacioni ynë digjital të zbatohet”, theksoi Komisionerja e BE-së për Çështjet Digjitale, Henna Virkkunen, në Bruksel. Kjo është gjoba e parë e vendosur nga Komisioni sipas Ligjit të BE-së për Shërbimet Digjitale (DSA).

RelatedPosts

Sulm me dron në Çernobil, dëmtohet kupola mbrojtëse e reaktorit

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Meloni: Evropa duhet të mbrojë veten dhe të mos varet nga të tjerët

Llogari të rreme përdoruesish me pagesë, reklama të paqarta

Autoritetet e Brukselit nisën hetimin kundër X në dhjetor 2023. Ndër të tjera Brukseli akuzon platformën X për përdorimin e shenjës së bardhë e blu për llogari përdoruesish me pagesë për të sugjeruar në mënyrë të rreme se këto llogari janë autentike dhe të verifikuara. Komisioni i BE-së gjithashtu kritikon faktin se nuk është gjithmonë e qartë se kush qëndron pas reklamave. Hetimi zbuloi gjithashtu se X nuk u dha studiuesve qasje në të dhënat publike në përputhje me rregulloret e DSA-së.

BE-ja po zhvillon hetime të mëtejshme kundër shërbimit online X të Musk-ut. Këto hetime përqendrohen ndër të tjera në mënyrën se si X lufton shpërndarjen e përmbajtjeve të paligjshme dhe manipulimin e informacionit.

Donald Trump kërcënon me tarifa të mëtejshme

Aktakuza kundër X mund të zemërojë Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, administrata e të cilit ka kritikuar vazhdimisht ligjet digjitale të BE-së. Trumpi ka kërcënuar se do të vendosë tarifa të reja për importet nga vendet, ligjet e të cilave, sipas tij, synojnë të “dëmtojnë” teknologjinë amerikane. Pavarësisht këtyre kërcënimeve, BE-ja ka deklaruar vazhdimisht se synon të zbatojë rregullat e saj.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, e akuzoi në një postim në platformën X BE-në, se po sulmon “kompanitë amerikane për gjëra të pakuptimta”. Ai tha se BE-ja duhet të mbrojë lirinë e fjalës dhe jo të sulmojë kompanitë amerikane për gjëra pa vlerë.

Reagimi nga Gjermania

Ministri gjerman i Çështjeve Digjitale, Karsten Wildberger (CDU), e përshëndeti vendimin e Komisionit. Legjislacioni digjital evropian vlen “për të gjithë, pavarësisht nga vijnë”, tha ai. Ai bazohet “në vlerat evropiane dhe këto, sigurisht, duhet të zbatohen dhe mbrohen”.

Në të njëjtën kohë politikani i CDU-së tha se e konsideron gjobën e vendosur ndaj X si shumë të lartë.

Wildberger kërkoi gjithashtu një përqendrim më të madh në zhvillimin e zgjidhjeve digjitale në Evropë. Sovranitet digjitalnuk do të thotë vetëm rregullim, por edhe “të jesh në gjendje të mbash ritmin në fushën e teknologjisë”, argumentoi ministri, duke iu referuar industrisë evropiane të teknologjisë./ DW

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sulm me dron në Çernobil, dëmtohet kupola mbrojtëse e reaktorit

Sulm me dron në Çernobil, dëmtohet kupola mbrojtëse e reaktorit

6 December, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

6 December, 2025
Meloni: Evropa duhet të mbrojë veten dhe të mos varet nga të tjerët

Meloni: Evropa duhet të mbrojë veten dhe të mos varet nga të tjerët

6 December, 2025
Murrizi publikon foton dhe ironizon Bardhin: O vemje pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Murrizi publikon foton dhe ironizon Bardhin: O vemje pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

6 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result