BE: Veprimet policore të Kosovës të jenë në përputhje me ligjin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me rastin e operacionit të sotëm të arrestimeve të serbëve në veri të Kosovës, zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiq tha se operacionet e policisë së Kosovës duhet të jenë në përputhje me ligjin.

E pyetur për reagimin e Brukselit ndaj arrestimit të serbëve në veri, zëdhënësja e BE-së u përgjigj se operacionet e policisë në Mitrovicë, të cilat synojnë individë të dyshuar nga i gjithë rajoni dhe pjesa tjetër e Kosovës, bazuar në urdhrin e Gjykatës, duhet të kryhen në përputhje me ligjin.

Ndryshe, Policia speciale e Kosovës sot ka ndërmarrë një aksion në veri ku ka arrestuar të paktën 23 persona, shumica prej tyre policë serbë, të dyshuar për krime dhe korrupsion, si dhe keqpërdorim detyre.

Share This Article