BE: Veprimi i opozitës, për të ardhur keq

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ishte në Vaun e Dejës së bashku me Rudina Hajdarin, e cila nuk e la mandatin e saj si deputete.

Për mandatin ajo kërkoi kohë për t’u konsultuar edhe me të huajt, të cilët nuk e mbështesin opozitën në këtë hap ekstrem dhe duket se kjo vizitë e saj me diplomatin e BE-së është një përgjigjje.

Ndërkohë, zoti Soreca vijoi në prani të Hajdarit kritikat për sjelljen e opozitës: “Situata është e paprecedentë. Opozita po mban qëndrim pa u kthyer pas dhe kjo është për të ardhur keq. Ja kemi thënë disa herë këtë gjë, por pa sukses. Në rast moszgjidhjeje të këtij ngërçi, integrimi i Shqipërisë është në rrezik. I bëjmë thirrje të gjitha palëve që të marrin pjesë në zgjedhjet vendore si e vetmja mënyrë demokratike”, tha ai.

Rudina Hajdari nuk ka folur ende dhe ka shmangur daljet publike, ndonëse prej saj nuk kanë munguar mesazhet për vendimin që tashmë duket se e ka marrë. Në rrjetet sociale, kur opozita shpalli vendimin, ajo e vlerësonte se djegia e mandateve në grup do të ketë risqe, ndërsa më vonë në Twitter ajo do të alarmonte ndërkombëtarët se donin ta përjashtonin nga partia./TCH/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply