Europianët kërkuan një zgjidhje të shpejtë të krizës politike në Gjeorgji gjatë një vizite në Bruksel të kryeministrit, Irakli Garibachvili për një takim të këshillit të asocimit BE-Gjeorgji.
BE ka ndërmarrë një ndërmjetësim me rastin e vizitës së presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel në Tbilisi më 1 mars.
”Ky ndërmjetësim iu besua një diplomati suedez, Christian Danielsson dhe ky i fundit do të bëjë propozime konkrete në ditët e ardhshme për të kapërcyer mosmarrëveshjet mes palëve të ndryshme”, theksoi një zyrtar europian.
Irakli Garibachvili u prit nga Charles Michel dhe u takua me kreun e diplomacisë europiane, Josep Borrell.
“Të gjithë aktorët politikë duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të vendosin interesat e popullit Gjeorgjian në vend të parë. Ne duhet të shmangim retorikën dhe provokimet”, këmbënguli Josep Borrell pas takimit.
BE bën thirrje për një marrëveshje mbi reformën në drejtësi, reformën zgjedhore, fundin e drejtësisë së politizuar, zgjedhjet e ardhshme dhe ndarjen e pushtetit me parlamentin.
“Dëshira për të anashkaluar parlamentin nuk është një zgjidhje e mirë”, paralajmëroi Josep Borrell.
BE më tej inkurajoi Gjeorgjinë për të forcuar bashkëpunimin e saj me shtetet anëtare të BE për të luftuar imigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar.
BE dhe Gjeorgjia janë të lidhura nga një marrëveshje tregtare dhe kanë rënë dakord për të indentifikuar produktet gjeorgjiane duke prezantuar me potencial eksporti në BE, për të cilat BE duhet të sigurojë ndihmë.