Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Beatrix Ramosaj, gjatë këtyre ditëve po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale dhe njëherësh shumë e komentuar në showbizin shqiptar.
Ngjarjet e fundit pas mbarimit të Big Brother VIP e kanë vënë në qendër të vëmendjes artisten 27-vjeçare.
Kjo pas ndarjes nga aktori e humoristi Donald Veshaj, me të cilin krijoi një lidhje dashurie brenda shtëpisë.
Sidoqoftë, krijuesja e hitit “Faj” ka bërë një tjetër postim së fundmi në rrjete sociale duke theksuar se duhet t’i vlerësojmë njerëzit e rëndësishëm në jetë.
Ajo po ashtu thotë se duhet të jemi mirënjohës për çdo gjë që kemi në jetë, pasi gjithçka mund të ndryshojë në një moment.
“Jeta është e shkurtër, mos e merrni si të mirëqenë një ditë, gjithçka mund të ndryshojë në një moment. Ji mirënjohës për gjithçka që ke dhe për gjithçka që je. Mos harroni se kush është i rëndësishëm për ju dhe vlerësojini gjithmonë ata. Jeta është një dhuratë dhe ne jemi vërtet të bekuar”, ka shkruar ajo.
Ramosaj po flitet se është duke e realizuar një projekt të ri muzikor, për të cilin nuk ka zbuluar më shumë.