‘Beau dha jetën në Irak’, Biden ‘harron’ se ku dhe kur i vdiq djali i tij

albnews
By
1 Min Read

Gjatë një fjalimi në shtetin amerikan të Kolorados të mërkurën, presidenti amerikan Joe Biden tha gabimisht se djali i tij, i cili vdiq nga kanceri në vitin 2015, “humbi jetën në Irak”.

Biden është i njohur për “gafat” e tij të herëpashershme por deklarata e fundit mbi djalin e tij duket se ka shokuar amerikanët pasi nuk është diçka që mund të ngatërrohet lehtë.

” E them këtë si babai i një njeriu që mori Yllin e Bronzit, Medaljen e Shërbimit të Shquar dhe që humbi jetën në Irak,” tha presidenti amerikan, duke e shpallur Kampin e Ushtrisë Hale monument kombëtar.

Share This Article