Bebe Rexha humb personin e zemrës, ja emri special me të cilin e thërriste

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndarë një lajm të hidhur me fansat. Në një postim të shpërndarë në InstaStory, artistja zbulon se i ka vdekur halla.

Bebe Rexha, e njohur për lidhjen e ngushtë dhe të veçantë që ka pasur me anëtarët e familjes së saj, ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh prekës për të ndjerën.

“Pusho në paqe halla. E kemi quajtur Hallushe”, ka shkruajtur ajo.

Ajo thekson rolin e rëndësishëm që halla ka luajtur në jetën e saj.

“Fjalët nuk mund të përshkruajnë se sa e dashur ka qenë. Faleminderit për çdo moment që kemi ndarë bashkë. Faleminderit shumë që më ke treguar se si është të duash. Të dua shumë, pusho në paqe”.

Share This Article