Bebe Rexha publikon projektin e ri muzikor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bebe Rexha publikoi projektin e saj të ri muzikor.

“Sacrifice” mban titullin kënga e saj e re, e cila është vizualizuar edhe me klip. Kënga është kompozuar nga vet Bebe Rexha dhe është pjesë e albumit të saj më të ri, që do të dalë në treg së shpejti. Klipi i këngës është mjaft i veçantë, në të cilin artistja vjen me një paraqitje mjaft provokuese dhe atraktive. 31-vjeçarja ka bashkëpunuar me producentin e njohur, Mike Breslauer, ndërsa regjisor i klipit Christian Breslauer.

Në vazhdimësi, ajo pritet të publikojë edhe këngët e tjera të albumit të saj të dytë. Kënga “Sacrifice” i pason bashkëpunimit të saj shumë të suksesshëm “Baby, I’m Jealous” me repren Doja Cat – këngë e cila gjithashtu është pjesë e albumit.

Share This Article