Nëna që lindi beben e tretë më të shëndoshë në historinë e Britanisë thotë në ditlëindjen e tij të parë se i biri është dobësuar.
31 vjeçarja Cherral Mitchell, pati nevojë për dy ‘mami’ për të mbajtur Alpha gjatë lindjes, i cili besohet se është bebja e tretë më e rëndë e lindur ndonjëherë në vend.
Menjëherë pas lindjes atij i duhej të vishte rroba për “tre deri në gjashtë muajsh” për dy javë, dhe më pas kaloi në veshjet për “6 deri n 9 muajsh”, tregon Cherral për revistën Fabulous.
Por meqënëse gjatë vitit ai është dobësuar, Alpha 1-vjeçar mban rroba për 18 muajsh e lart.
Cherral vlerësonte Alpha në rrjetet sociale teksa celebronte dje ditëlindjen e tij të parë, duke shkruar: “Gezuar ditëlindjen ty që të kanë tërhequr me zor në këtë botë”, tha ajo duke iu referuar procesit të vështirë të nxjerrjes nga barku të bebes 6.3 kilogramëshe.
Alpha raportohet se u ngjiz megjithëse Cherral merrte kontraceptivë asokohe.
Ajo është e martuar me inxhinierin elektrik Tyson, 35 vjeç, dhe ka dhe tre fëmijë të tjerë.
“Të gjithë nisën të qeshnin kur ai nxorri kokën jashtë. Burri im Tyson tha ‘O Zot, sa i trashë qenka’”.
“Dy infermieret e tërhiqnin atë jashtë derisa e nxorrën. Ato thanë se ishte bebja më e madhe që kishin parë ndonjëherë.”
Alpha lindi në javën e 38 të shtatzanisë më 28 tetor 2021, dhe është bebja e tretë më e madhe në Britani.
Tonë se përmasat e Alpha mund të jenë ndihmuar nga preferenca e ëmbëlsirave e nënës, duke sugjeruar se ka marrë shumë lëngje sheqeri teksa ishte në barkun e saj.
Cherral, nga Oxfordshire, thotë: “Ata thonë kështu pasi unë u diagnostikova me diabet të sistemit tretës, kështu që Alpha ka qenë në lëngun amniotik që ishte më i ëmbël se zakonisht”.
Cherral vijon: “Gjatë shtatzanisë barkun e kisha të madh por jo jashtë përmasave, kështu që ne u surprizuam të gjithë kur doli. Xhaxhai im Jason e quan bebe-hipopotam.”
Cherral ka një tjetër djalë – Lyon – dhe dy bija Rogue-Angel e Twyla Bay – por thotë se Alpha ishte shumë më i madh se të tjerët.