Beckham i “çmendur” pas spanjollëve, gati të transferojë në Amerikë edhe dy ish-kampionë bote

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas afrimeve të Messi-t dhe të Busquets, skuadra amerikane e Inter Miamit kërkon të realizojë të tjera transferime të bujshme.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, ky është “goli” i klubit të kryesuar nga David Beckham, i cili duket se është gati të bëjë afrime të tjera të mëdha.

Objektivat kryesore për momentin janë Sergio Ramos dhe Jordi Alba. Dy lojtarë të mëdhenj, të cilët pas mbylljes së eksperiencave të tyre përkatëse me PSG-në dhe Barcelonën, mund të ndihmojnë në përmirësimin e nivelit të Inter Miami dhe MLS në përgjithësi.

Share This Article