Befason Rio Ferdinand, zbulon se po përdor karrocë invalidësh

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rio Ferdinand ka zbuluar se dëmtimet e shpinës nga karriera e tij si futbollist profesionist e kanë lënë atë të përdorë rregullisht karrocë invalidi dhe të shtrohet shpesh në spital.

Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Anglisë, tani 47 vjeç, pranoi se problemet fizike janë pasojë e viteve të tëra duke luajtur me dhimbje, duke përdorur injeksione dhe qetësues për të qenë i gatshëm për ndeshje.

Duke folur për Men’s Health UK, Ferdinand tha se pasojat tani shfaqen papritur dhe në mënyrë të ashpër: “Kam pasur një probleme me shpinë për një kohë shumë të gjatë. Kam dëmtime nga karriera ime… për gjashtë vite kam përdorur tableta dhe injeksione për të luajtur. Kjo më ka ndikuar.

Ka momente kur dhimbja është aq e fortë sa më duhet të jem në spital për disa ditë ose në karrocë invalidi për disa ditë.” Ai shtoi se tani po ndjek një qasje më holistike me fizioterapi dhe trajnim të personalizuar, me shpresën për të përmirësuar gjendjen e tij fizike.

Pavarësisht vështirësive, Ferdinand mbetet i vendosur të mbajë një stil jetese aktiv, si për shëndetin e tij mendor ashtu edhe për të qenë shembull për pesë fëmijët e tij. “Dua që fëmijët e mi të mendojnë se një jetë e shëndetshme është normale,” tha ai, duke theksuar edhe rëndësinë e etikës së punës.

Ish-mbrojtësi pranoi se vetëm tani, pas përfundimit të karrierës, ka kuptuar sa e rëndësishme është parandalimi i dëmtimeve: “Tani e njoh trupin tim. Por jam 47 vjeç — m’u desh gjithë kjo kohë.”

Share This Article