Begaj pjesë e kurorëzimit të Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla

albnews
By
1 Min Read

Presidenti Bajram Begaj do të jetë mes liderëve të botës në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.

Ambasadori i Britanisë në Shqipëri, Alastair King Smith takoi presidentin Begaj dhe praninë në këtë ceremoninë e cilëson si një dëshmi e marrëdhënies së fortë mes dy vendeve.

“Takova Presidentin Bajram Begaj përpara vizitës së tij në Britani për të marrë pjesë në Kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, si një dëshmi e marrëdhënies së fortë midis Britanisë dhe Shqipërisë. I lumtur që Presidenti Begaj do t’i bashkohet liderëve botërorë për të shënuar këtë ngjarje historike”, shkruan ambasadori britanik në Twitter.

Kurorëzimi i mbretit Charles III dhe mbretëreshës Camilla në Westminster Abbey do të mbahet më 6 maj. 

https://www.facebook.com/ukinalbania/posts/pfbid0FSnZJEFpjkARmWXMXLkU2PLZrqgzMu2q2YvFCfmcjyXFHq6MfnfBcwyr8P3oBdipl
Share This Article