Begaj pret Hohmann, takimi i fundit para se ambasadorja të dorëzojë detyrën. Presidenti: Anëtarësimi në BE, objektivi më madhor

albnews
By
1 Min Read

Presidenti Begaj ka zhvilluar takimin e fundit me Christiane Hohmann, si ambasadore të BE në vendin tonë.

Gjatë takimit me Hohmann, Presidenti Begaj çmoi rolin e saj në detyrën e rëndësishme të përfaqësimit të delegacionit të BE-së në Tiranë.

Begaj ka theksuar se anëtarësimi në BE është objektivi strategjik më madhor i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Hohmann mori detyrën si ambasadore e BE në Shqipëri gushtin e vitit të kaluar, ndërsa pritet të largohet në fund të korrikut.

Share This Article