Begaj pret Kryeipeshkvin e Firences, Kardinalin Giuseppe Betori

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot Kryeipeshkvin e Firences, Kardinalin Giuseppe Betori, i cili shoqërohej edhe nga Kardinali shqiptar Ernest Simoni, informoi sot presidenca

Në takim u vlerësua edhe roli i komunitetit shqiptar në Itali, që ka kontribuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

 Gjatë takimit Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, të cilat janë reflektuar më së miri përmes vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri në vitin 2014, bekimit të 38 martirëve shqiptarë, shenjtërimit të Nënë Terezës, si dhe përmes emërimit Kardinal të Ernest Simonit. 

Share This Article