Begaj refuzon ftesën e Mitsotakis/ Presidenca kthen përgjigje: Ka agjendë të përcaktuar më herët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka refuzuar ftesën e kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis, për të marrë pjesë në një darkë informale, e parashikuar për datën 21 gusht.

Kjo u konfirmua për ABC News nga zyra e Presidencës.

“Në përgjigje të interesit tuaj ju bëjmë me dije, se më 14 gusht 2023, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka dërguar një ftesë Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, për të marrë pjesë në një darkë informale, më 21 gusht 2023, në Athinë’, thuhet në përgjigje.

Kreu i shtetit më tej thotë se e vlerëson kryeministrin grek për vëmendjen që ka ndaj zhvillimeve, të cilat lidhen kryesisht me çështjet e sigurisë së Evropës. Shkak për refuzimin e ftesës, siç konfirmon prësidenca është bërë agjenda e z. Begaj, e cila është caktuar më herët.

“Një ditë më pas, më 15 gusht 2023, Presidenti Begaj në përgjigjen e dërguar, pasi vlerësoi vëmendjen që Kryeministri grek Mitsotakis i kushton zhvillimeve të lidhura me sigurinë e Evropës, shprehu gjithashtu keqardhjen për pamundësinë e pjesëmarrjes për shkak të një agjende të përcaktuar më herët”, thuhet më tej

Share This Article