Begaj takohet me presidentët e rajonit: Të jemi në një zë për moslejimin e provokimeve që destabilizojnë Kosovën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tensionet në Kosovë kanë qenë kryefjalë e takimeve që presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka zhvilluar gjatë Forumit të Prespës me krerët e lartë të vendeve të rajonit.

Begaj është takuar me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, si dhe Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç, ku ndau me ta vizionin e përbashkët të mbështetur në respektin e ndërsjellë dhe dialog.

Begaj tha se vendet anëtarë të NATO-s në Ballkan duhet të jënë në një zë në dënimin provokimeve që synojnë destabilizimin e Kosovës.

“Respekti i ndërsjellë, dialogu, bashkëpunim dhe gjithëpërfshirja janë tejet të rëndësishme për të forcuar paqen dhe prosperitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Vendet e rajonit anëtare në NATO, duhet të flasin me një zë për mos lejimin që provokime të ndryshme ta destabilizojnë Kosovën dhe të gjithë rajonin”, tha Begaj. 

Nga ana tjetër edhe presidenti Stevo Pendarovski vlerësoi miqësinë mes dy vendeve dhe baskëpunimin e ngushtë që kanë.

“Në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve, të cilat këtë vit mbushin 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, ku u vlerësua se janë miqësore dhe u shpreh kënaqësia për zhvillimin e tyre pozitiv, përmes bashkëpunimit konstruktivit dhe shkëmbimit të vizitave në nivelin më të lartë”, tha Pendarovskit.

Pjesë e diskutimeve me presidentët ishin dhe efektet që ka prodhuar lufta në Ukrainë për rajonin në tërësi, si dhe çështje me interes dypalësh.

Share This Article