Bëhen bashkë shqiptarët në Amerikë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komuniteti shqiptaro-amerikan tashmë është mobilizuar dhe po bashkohet. Këtë e ka bërë të ditur aktivisti shqiptar në Amerikë, Uk Lushi, i cili ka publikuar një fotografi ku aktivistë të çështjes shqiptare janë takuar mbrëmë.

Lushi ka thënë se kur shqiptarët janë të bashkuar gjithmonë ka sukses.

“Komuniteti shqiptaro-amerikan po (ri) mobilizohet. Mbrëmë, pas një takimi shumë të mirë shqiptarësh, aktivistë veteranë dhe të rinj të çështjes shqiptare, nga shtete të ndryshme të Amerikës. Ne shqiptarët kemi disa shtete, por një atdhe. Kur jemi të bashkuar gjithmonë arrijmë suksese!”, ka shkruar Uk Lushi.

Aty kanë qenë të pranishëm edhe Martin Vulaj, Harry Bajraktari e shumë të tjerë.

Share This Article