ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë 4 hours ago
Ronaldo, 40-vjeçari që “fluturon” ende, gol spektakolar në Arabi 4 hours ago
Shpërthen pas 12,000 mijë vjetësh vullkani në Etiopi 4 hours ago
“Ndaloje avionin!” Dy pasagjerë shpërthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë 4 hours ago
Kurti pret në takim dy kongresistë amerikanë, flasin për thellim bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Bëhen gati “avionët e apokalipsit”

albnews by albnews
12 May, 2022
in Bota
0
Bëhen gati “avionët e apokalipsit”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sulmet bërthamore janë një opsion real në kontekstin e luftës në Ukrainë. Presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, Joe Biden dhe Vladimir Putin, kanë një as në mëngë, më konkretisht “Avionin e Apokalipsit”, i cili është projektuar për t’u përdorur në rast sulmi bërthamor.

Funksioni i këtij avioni është që të largojë presidentin dhe kabinetin e tij ushtarak nga të gjitha rreziqet, në mënyrë që ata të mund të drejtojnë luftën. Deri më sot, vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë një aeroplan të Ditës së Kiametit.

RelatedPosts

Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë për luftën në Ukrainë

Shpërthen pas 12,000 mijë vjetësh vullkani në Etiopi

“Ndaloje avionin!” Dy pasagjerë shpërthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë

Bëhet fjalë për një avion që ka përmasat e një godine dhe që mund të strehojë një qeveri të tërë. Në këtë mënyrë, lidershipi i këtyre vendeve mund të udhëtojë me avion dhe të shmangë rreziqet fatale. Modeli nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i njohur, por rusi ka krijuar polemika, sepse do të ekspozohej në paradën e fitores të hënën, por në momentin e fundit u vendos të anulohej ai prezantim.

Shtetet e Bashkuara kanë të paktën katër avionë të tillë, të quajtur Boeing E-4 Advanced Airborne Command Post, me emrin “Nightwatch”, një avion komandimi dhe kontrolli i operuar nga Forcat Ajrore të SHBA. Nga ky avion, duke qenë në ajër, presidenti amerikan mund të drejtonte luftën së bashku me kabinetin e tij.

Modeli aktual i përdorur nga skuadrilja e parë e komandës dhe kontrollit ajror të Krahut të 55-të korrespondon me Boeing E-4B. Ka mbrojtje kundër pulsit elektromagnetik, efekteve mbrojtëse bërthamore dhe termike, elektronikë të avancuar dhe një shumëllojshmëri të gjerë të pajisjeve të komunikimit. Çdo njësi, sipas raporteve, do të kushtonte rreth 200 milionë dollarë. Shtetet e Bashkuara lëshuan një nga aeroplanët e tyre të “Ditës së Apokalipsit” më 28 shkurt. Megjithatë, administrata Joe Biden vuri në dukje se ishte një fluturim rutinë.

Ministria ruse e Mbrojtjes kishte njoftuar se një fluturim i Ilyushin-80 Maxdome, modeli në pronësi të Vladimir Putin, do të shfaqej në paradën e 9 majit. Por më në fund, ai fluturim nuk u realizua. Ky është projektuar në mënyrë që të mund të përdoret si një post komandimi për presidentin rus dhe ushtrinë e tij të lartë në rast të një lufte bërthamore. Avioni është një evolucion i Ilyushin Il-86 dhe u pagëzua në maj 1985.

Ndryshe nga avioni i Biden, ai i Putin nuk ka dritare nga jashtë, përveçse në kabinë, për të garantuar sigurinë kundër shpërthimeve dhe pulsit elektromagnetik. Avioni është 59.54 metra i gjatë dhe ka një hapje krahësh prej 48.06 metra. Rusia ka katër nga këta avionë, megjithëse nuk janë saktësisht identikë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë

Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë

24 November, 2025
Ronaldo, 40-vjeçari që “fluturon” ende, gol spektakolar në Arabi

Ronaldo, 40-vjeçari që “fluturon” ende, gol spektakolar në Arabi

24 November, 2025
Shpërthen pas 12,000 mijë vjetësh vullkani në Etiopi

Shpërthen pas 12,000 mijë vjetësh vullkani në Etiopi

24 November, 2025
“Ndaloje avionin!” Dy pasagjerë shpërthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë

“Ndaloje avionin!” Dy pasagjerë shpërthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë

24 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result