Bëhen publike taksat e Donald Trump për 6 vite, çfarë tregojnë të dhënat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një komision në kongresin amerikan publikoi të dhënat për taksat federale të ish presidentit, Donald Trump.

Ato i përkasin viteve nga 2015 deri në 2020. Të dhënat tregojnë se miliarderi pagoi vetëm 750 dollarë taksë për të ardhurat në vitin 2017, asnjë cent në vitin 2020.

Ndërsa për periudhën 2018 dhe 2019 pagoi 1 milionë dollarë. Përgjatë këtyre viteve kompanitë e tij kanë raportuar humbje të mëdha që shkonin deri në mbi 100 milionë dollarë.

Gjithashtu konfirmohet se Trump ka mbajtur llogari bankare në vende të huaja në periudhën kur ishte president. Komisioni i mori ato dokumente disa javë më parë dhe votoi pro bërjes së tyre publike, pas një beteje të gjatë ligjore që përfundoi në Gjykatën Supreme.

Ligjvënësit shtynë publikimin e të dhënave për taksat për të redaktuar informacionet personale. Trump ishte presidenti i parë amerikan në dekada që nuk publikoi vullnetarisht të dhënat për taksa, duke luftuar për vite për t’i mbajtur ato sekret. Ish presidenti ka reaguar lidhur me këtë zhvillim, duke e konsideruar një shkelje të rëndë me pushtetin dhe plotësisht jokushtetuese.

Share This Article