Behgjet Pacolli ateron në Aeroportin “Adem Jashari”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidenti i Kosovës dhe njëkohësisht kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka ateruar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Pacolli do të kontrollohet nga ekipe mjekësore e policore, e sipas këshilltarit të tij, Naim Murselit, Pacolli menjëherë pas kontrolleve mjekësore do të shkojë në rezidencën e tij në Hajvali.

Kthimi i Pacollit në Kosovë është kthyer në një dramë politike, pasi Qeveria e Kosovës e ka paralajmëruar atë se nëse hyn në Kosovë, do t’i nënshtrohet masave të karantimit, sipas vendimit, me anë të së cilit kosovarët që vijnë nga jashtë, izolohen në konviktet e studentëve në Prishtinë.

Në aeroport, Behgjet Pacollin e priti edhe kushëriri i tij, Rrahim Pacolli, njëherit edhe zyrtar i AKR-së.

I pyetur se a do të karantinohet në Qendër të Studentëve, Rrahim Pacolli, ka thënë “është duke ardhur për të shkuar në shtëpinë e tij”.

Share This Article