Valon Behrami është prezantuar me fanellën e Brescias, raporton klubi i Serie B.
Ai ditë më parë shkëputi kontratën me Genoan për t’iu bashkuar të hënën skuadrës së Brescias, që është në garë për t’u kthyer në Serie A.
Nuk është bërë e ditur se deri në cilin vit ka firmosur kontratë me skuadrën italiane. Në Itali ka luajtur edhe për disa skuadra. Karrierë ka bërë edhe në Zvicër, Angli, Gjermani.

