Bejko demokratëve: Nëse je me Berishën, mos më voto!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

‘Nëse je me Berishën, mos më voto’. Ishte ky mesazhi i Roland Bejkos ndaj cdo demokrati të Tiranës që nuk e ka ndarë mendjen se në cilin krah të historisë qëndron. “Nuk e dua votën e atyre që mbështesin një anti-amerikan. Dua votën e cdo demokrati që tani ka reflektuar dhe ka kuptuar se ka humbur rrugën”, tha ai për “ABC News”.

Bejko tha se PD-së i ka ngelur tashmë pjesa e shëndoshë dhe që nuk ka mëkate nga qeverisjet e dikurshme të Berishës. Berishës i kanë ngelur ata që u ndëshkuan me 1 mln vota kundër. Ne kemi qenë në pozicione të larta në qeverinë e tij, por nuk kemi qenë të korruptuar dhe as nuk kemi bashkëpunuar me krimin”, shtoi më tej. Kandidati i PD-së sulmoi edhe premtin e Belind Këllicit për transportin publik, duke thënë se autobusët falas nuk realizohen, sepse në kapitalizëm s’ka asgjë falas.

Share This Article