Bejko: Nëse Shqipëria do të ishte një vend demokratik do të kishte rënë Qeveria me incineratorët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko u shpreh në RTV Ora se nëse Shqipëria do të ishte një vend demokratik do të kishte rënë Qeveria me incineratorët.

Ai tha se në këtë çështje del emri i kryeministrit dhe sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë, në lidhje me mafien e plehrave.

Nëse do të ishim një vend demokratik sot do të kishte rënë qeveria. Mafia e plehrave duket sikur e kishte lënë jashtë vëmendjes, por edhe këtu u fut përmes niveleve të larta të qeverisë, ku del emri i kryeministrit dhe sekretarit të kryeministrisë, pastaj të tjerët janë të parëndësishëm.

A jam optimiste këtë lëvizje që ka bërë SPAK? Është lëvizje e mirë, por ama nuk është e mjaftueshme dhe kjo më bën pesimist, pasi e kanë problemin aty dhe nuk i shkojnë pas problemit, më shpejt i shkon media. Ka qenë bast i madh edhe i ndërkombëtarëve me reformën në drejtësi”, tha Bojko.

Share This Article