Belgjika ka lajmëruar një rikthim të mundshëm të karantinës për shkak të rritjes së infeksioneve me Covid-19 në të gjithë Europën.
Bizneset që japin shërbime jo shumë të nevojshme apo parukeritë do të mbyllen nga dita e hënë deri në me të muajit dhjetor.
Do të lejohen grupimi për jo më shumë se katër persona, ndërkohë që supermarketet do të shesin vetëm produkte të rëndësishme. Gjithashtu edhe nisja e shkollave është shtyrë për në datën 15 nëntor. Baret dhe restorantet janë mbyllur deri në një datë të pacaktuar.
Ditët e fundit Belgjika ka pasur shifra katastrofike në lidhje me vdekjet nga pandemia, ndërkohë që spitalet nuk kanë më kapacitet shtretërish.