Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur sot shefin e Zyrës së Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais, njoftoi kjo ministri.
Ai, sipas këtij njoftimi, ka falënderuar shtetin e Blegjikës për ndihmën e dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e rëndësishme të shtetndërtimit, si dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Shefi i Zyrës së Belgjikës, nga ana e tij, theksoi se vendi i tij mbështet fuqishëm shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.
“Ne do të jemi të angazhuar për të thelluar marrëdhëniet ndërmjet Belgjikës dhe Kosovës në të gjitha sferat e rëndësishme si dhe vlerësojmë progresin në Kosovë dhe rolin e sajë konstruktiv për paqen dhe fqinjësinë e mirë në rajon”, tha Servais.