Njësitë speciale të policisë së Belgjikës janë në kërkim të një ushtari të armatosur rëndë, me pikëpamje të ekstremit të djathtë, për të cilin besojnë se paraqet kërcënim serioz.
I dyshuari është bërë i njohur me emrin Jurgen Conings, një instruktor ushtarak i qitjes i cili mori armë nga një kazermë.
Ai thuhet se ka bërë kërcënime në të kaluarën kundër virologut Marc Van Ranst që pati drejtuar reagimin ndaj COVID-19.
Van Ranst dhe familja e tij janë dërguar në një vend të sigurt, shkruan BBC.
Raportohet se rreth 250 policë janë dërguar brenda dhe përreth parkun kombëtar afër kufirit holandez. Gjashtë të shtëna ose “shpërthime” raportohet të jenë dëgjuar në atë zonë, por është e paqartë nëse ishin të shtëna me armë zjarri.
Pyetje janë ngritur tani se pse një simpatizant i njohur i së djathtës ekstreme është lejuar të ketë qasje në armët e ushtrisë.
Policia apeloi publikun që të mos i afrohej atij nëse e takonin, por ta lajmëronin posa ta shohin. Autoritetet kanë thënë se ai paraqet nivelin më të lartë të kërcënimit dhe se mund të ketë plane për të sulmuar individë apo institucione.
Një mal është kërkuar për disa orë afër qytetit Dilsen-Stokkem, jo larg shtëpisë së tij, pasi u tha se një veturë që i përkiste atij është parë se kishte artileri të rëndë.
Raportuesit e kanë përshkruar atë si “potencialisht ekstremist shumë i dhunshëm”. Thuhet se ai ka lënë letra që supozojnë se po përgatitej për betejë të vdekjeprurëse me policinë dhe se “nuk mund të jetonte më në një shoqëri ku politikanët dhe virologët kanë marrë gjithçka nga ne”.