Belgjika nis administrimin e dozës së katërt të vaksinës anti-Covid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Belgjika do të fillojë me administrimin e dozës së katërt të vaksinës kundër COVID-19 për personat me imunitet të dobët.

Ministri i Shëndetësisë i rajonit ku flitet gjuha flamande, Wouter Beke njoftoi se duke filluar nga sot u është dërguar ftesë personave me imunitet të dobët për të kryer dozën e katërt të vaksinave Pfizer-Biontech ose Moderna.

Beke kujtoi se kjo kategori e ka kryer dozën e tretë të vaksinës në shtator të vitit 2021, ndërsa në fazën e parë do t’u dërgohen ftesa 200 mijë personave.

Të paktën 74 për qind e popullatës në Belgjikë ka kryer të paktën një dozë të vaksinës ndërsa 49 për qind e tyre kanë kryer dozën përforcuese.

Me rënien e rasteve në vend ditët e fundit, është vendosur të bëhet lehtësimi i masave pandemike.

Komiteti Këshillimor i Qeverisë do të mblidhet të premten për të shqyrtuar kalimin nga niveli “i kuq”, që zbatohet aktualisht për masat në vend, në nivelin “portokalli”.

Rastet mesatare ditore me COVID-19 në vend janë rreth 38 mijë.

Share This Article