Belgjika nuk ia dorëzon Spanjës zyrtarët indipendentistë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Belgjika nuk do t’i dorëzojë Spanjës zyrtarët indipendentistë katalanas, Carles Puigdemont dhe Toni Comin, para se Parlamenti Evropian të shprehet për një kërkesë për heqjen e imunitetit të këtyre dy eurodeputetëve, theksoi sot drejtësia belge.

Një prej avokatëve të katalanasve, Simon Bekaert, konfirmoi vendimin e dhënë nga dhoma e këshillit të Gjykatës së Brukselit.

“Gjyqtari vendosi për të shtyrë datën e trajtimit të kërkesës së ekstradimit, në pritje të vendimit të Parlamentit Evropian mbi kërkesën për heqjen e imunitetit”, deklaroi avokat.

Puigdemont, ish-presidenti i rajonit të Katalonjës dhe Comin, një prej ish-ministrave të tij ishin arratisur në Belgjikë në fund të tetorit 2017 pas një tentative për shkëputje./ATSH/

Share This Article