Belgjikë, 18 të vdekur nga COVID-19 pas vizitës së “Babadimrit” në shtëpinë e të moshuarve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Siç raportohet, 121 banorë dhe 36 punonjës jenë sëmurë pasi një person i veshur me kostum të Babadimrit vizitoi shtëpinë e pleqve në qytezën veriore Mol në fillim të dhjetorit

Bruksel

Tetëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në një shtëpi të moshuarish në Belgjikë pas infektimit me koronavirusin e ri pas vizitës së një “Babadimri” i cili shkoi në azil për t’u dhënë moral banorëve me rastin e festave të fundvitit.

Siç raportohet, 121 banorë dhe 36 punonjës jenë sëmurë pasi një person i veshur me kostum të Babadimrit vizitoi shtëpinë e pleqve në qytezën veriore Mol në fillim të dhjetorit.

Autoritetet lokale kanë deklaruar se 18 nga personat që u sëmurën pas vizitës kanë vdekur deri më tani dhe se studimet laboratorike janë duke vazhduar për të përcaktuar burimin e saktë të virusit.

“Rezultatet e punës së kryer për të përcaktuar burimin e infeksioneve nuk kanë marrë fund ende. Tani për tani nuk është e mundur të dihet kush është burimi”, tha Wim Caeyers, kryetari bashkisë së qytezës Mol.

Më parë ishte raportuar se personi që vizitoi të moshuarit për t’ua ngritur moralin ishte i infektuar me COVID-19.

Mediat belge kishin raportuar se djali i një prej banorëve të azilit kishte veshur rroba të Babadimrit dhe së bashku me disa të afërm, donte t’u jepte moral atyre, me çka disa ditë pas vizitës u paraqitën raste me COVID-19.

Nga fotografitë e zbuluara të vizitës u vërejt se shumë persona qëndruan pa maska.

Share This Article