“Belinda i iku interpelancës, por përfundoi më keq”/ Agron Shehaj-mazhorancës: Duhet të jepni llogari. Rama po i shmanget interpelancës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Mundësi, Agron Shehaj në fjalën e tij në Kuvend ka ngritur shqetësimin për skandalin “Balluku”. Ai theksoi se prej dy muajsh ka kërkuar interpelancë me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe asnjëherë nuk u mor parasysh.

Shehaj nënvizoi se nuk bëhet fjalë për çështje të përveçme, por ka ardhur koha që mazhoranca të japë llogari.

“Nuk e di, zoti kryetar, se si do ta zgjidhim këtë problem të mohimit të interpelancës. Kam 2 muaj që kam kërkuar interpelancë me ministren Balluku, por tani ajo nuk është më ministre. I shpëtoi interpelancës, por përfundoi edhe më keq, sepse tani kam interpelancë me kryeministrin. Unë e kuptoj që doni të shmangni përgjegjësinë, por nuk shpëtoni dot. Ju thatë se shpëtuat kur u arrestua Veliaj, por nuk mbaroi aty; shkuat te Balluku dhe tani po shkon tek Mirlinda. Nuk ka më – duhet të jepni llogari. Rama çdo ditë kërcënon me broçkulla. Tani ka nisur edhe ministri i drejtësisë me postime, duke folur për ndarje pushtetesh. Kujtohet që ka bërë një takim me një ministër italian para 2 muajsh. Ju ka ardhur fundi.”, tha Shehaj.

Share This Article