Bellingham i dhuron fitoren Realit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Triumfi me përmbysje 1-3 i Real Madrid në transfertën e Almerias, mban emrin e Jude Bellingham.

Ishin vendasit ata që zhbllokuan sfidën që në minutën e tretë me Arribas.

Megjithatë madrilenët e përmbysën rezultatin dhe protagonist i padiskutueshëm ishte mesfushori i afruar këtë verë te “Los Blancos”, Bellingham.

Në minutën e 19-të anglezi gjeti rrjetën, duke u dhënë barazimin miqve.

Ndërsa në minutën e 45+5’ Toni Kroos tentoni të shënonte, por pas verifikimit në VAR goli i tij u anulua për pozicion të parregullt, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në “paqe”.

Në minutën e 60-të i asistuar nga Kroos, Bellingham realizoi golin e dytë dhe kaloi Realin në avantazh.

Ndërsa në minutën e 73-të i asistuar nga anglezi, Vinicius Junior shënoi golin e tretë për Real Madridin dhe njëkohësisht vulosi këtë takim.

Pas javës së dytë të La Liga, Almeria renditet në vend të fundit me zero pikë, Real Madrid kryeson me gjashtë pikë, ndërsa vlen të theksohet se Jude Bellingham kryeson listën e golashënuesve me tre gola në dy ndeshje

Share This Article